glf-i
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

glf-i

guximtar likfidus fuqija inkuadruse
 
ForumRindërtimi i një Ekonomie të Saktë I_icon_mini_portalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EgZ0nYy...




Numri i postimeve : 84
Join date : 10/10/2009
Age : 29
Location : batllav

Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë Empty
MesazhTitulli: Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë   Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë I_icon_minitimeFri Oct 16, 2009 11:00 pm

Çfarë do të kishte ndodhur në botë nëse jo vetëm vlerat morale do të ishin ndryshe, por gjithashtu dhe tipi i prodhimit dhe i konsumit?

Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë

Duhet të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur në botë nëse jo vetëm vlerat morale do të ishin ndryshe, por gjithashtu dhe tipi i prodhimit dhe i konsumit. Pa dyshim që do të kishin sjellë një tjetër lloj zhvillimi.

Një botë me shumë produkte lokale dhe shumë pak produkte të importuara, do të ishte shumë më e pasur se ajo e dominuar nga prodhimi global. Për shembull, le t'u hedhim një sy Filipineve. Ai vend ka qindra ishuj të vegjël. Sipërfaqja e tokës aktuale është e vogël në krahasim me sipërfaqen ujore që rrethon këto ishuj. Tani, le të imagjinojmë nëse Filipinet do të jetonin totalisht vetëm me burimet e tyre - pa asnjë kontakt të jashtëm. Njerëzit do të kishin shumë më tepër avantazhe nga burimet e tyre të kufizuara dhe do të mund të bënin një jetesë në harmoni me to. Me zhvillimin dhe ndryshimin e jetës së tyre kulturore, ata do të kishin patur vepra arti shumë të bukura, tradita dhe zakone të bazuara në tiparet lokale.

Nëse njerëzit kudo në botë do të jetonin jetën e tyre me burimet e tyre lokale dhe pa asnjë mbështetje në tregtinë ndërkombëtare, mirëqenia e botës do të kishte qenë më e madhe se në kushtet e një prodhimi masiv dhe qarkullimit botëror të të mirave. Kini parasysh Europën, ku tiparet lokale akoma ekzistojnë në një nivel më të madh. Ato po shkatërrohen nga Bashkimi Europian, por megjithatë ato akoma ekzistojnë. Kuzhina lokale, për shembull, është shumë e pasur dhe e veçantë. Në çdo rajon të Francës, ekzistojnë kuzhina të ndryshme me karakteristika të veçanta, njësoj si në Spanjë, Portugali dhe vende të tjera. Këto ushqime të krijuara për t`u përputhur me shpirtin e secilit vend dhe me çdo rajon brenda vendit, kështu që secili do të gjejë një kënaqësi në ushqimin e veçantë të çdo rajoni. Si mund dikush të pretendojë se ushqimi në kuti apo fast food-et, të cilat iu janë detyruar njerëzve kudo nga tregtia botërore, është më e pasur se kuzhinat rajonale europiane? Është e pamundur. Kuzhinat rajonale janë pakrasueshmërisht më të pasura dhe më të mira se e para. E njëjta gjë ndodh edhe në sfera të tjera kulturore. Populli tashmë është i tejngopur me reklamat mashtruese të produkteve të konsumit që paraqiten si të mrekullueshme kur në të vërtetë janë vetëm stoqe të vendeve të ndryshme të botës, të cilat mundohen të shiten aty ku prodhimtaria lokale është më e ulët. Nuk bëhet fjalë vetëm për produkte ushqimore, por edhe ato teknologjike, madje edhe barnat farmaceutike. Çdo gjë e shitëshme reklamohet dhe shpërndahet nëpër botë. Askush nuk mendon se çfarë po shet apo çfarë po transporton për aq kohë sa prej atij produkti merret fitimi përkatës. As qeveria nuk mundohet të analizojë se çfarë futet e del nga doganat për aq kohë sa çdo mall paguan taksat përkatëse. I vetmi i dëmtuar në këtë rast është populli, i cili mashtrohet nga reklamat shumë-ngjyrëshe dhe nga fakti se ky produkt "vjen nga jashtë" dhe detyrimisht duhet të jetë më i mirë se produktet lokale vendase.

Përmbajtja shtyn në një rajonalizëm të shëndetshëm

Kur atmosfera e një rajoni është perfektësisht e përshtatur me shpirtin e njerëzve, banorët e asaj zone janë të kënaqur dhe nuk kanë nevojë të blejnë gjëra nga cepi tjetër i botës. Pse duhet një portugez, që ka çdo gjë që i nevojitet në tokën e tij, të dojë produkte nga Japonia? Është mungesa e përmbajtjes ajo që i bën njerëzit të pakënaqur me atë që përmbush psikologjinë apo mentalitetin e tyre të veçantë dhe në mënyrë konstante kërkojnë gjëra të bëra në katër cepat e botës. Megjithatë, mungesa e përmbajtjes është një faktor shumë i rëndësishëm që lëviz tregun botëror. Nëse do të kishte më shumë përmbajtje, çdo njeri do të kënaqej me produktet vendase dhe me mënyrën e jetesës që plotëson shpirtin e tij, mentalitetin dhe kulturën. Për aq kohë sa në një shtet nuk janë të disponueshme të gjitha nevojat e popullit, natyrshëm ato do të fillojnë të kërkohen tek vendet fqinje, madje edhe kudo nëpër botë. Edhe njëherë, këtu ndeshemi me një problem moral në rrënjët e një problemi ekonomik, pasi është vetëm ekonomia dhe jo politika ajo që e shqetëson me të vërtetë popullin. Asnjë nuk është i interesuar se kush do të bëhet president apo se çfarë drejtimi do të marri shteti ku jeton apo qeveria e cila e drejton. Populli interesohet më së shumti për ekonominë dhe për të ardhurat financiare që çdo qeveri i ofron.

Një zhvillim i bazuar në zakonet lokale

Ambienti kulturor në të cilin jeton njeriu duhet të zhvillohet i bazuar në zakonet që krijohen në breza dhe në atë çka toka rreth tij i ofron për të shprehur më mirë psikologjinë e tij. Ai do të gjejë gjithmonë mënyra për të shprehur psikologjinë e tij në tokën e tij. I pari anlgez apo gjerman që provoi dëllenjën dhe kuptoi se mund të krijonte një shpirt të shkëlqyer si xhini nga ajo, më shumë mundësi nuk do të kishte shpikur kurrë këtë pije nëse do të kishte importuar pije nga e gjithë bota.

E njëjta gjë mund të thuhet për skocezët dhe whiskin e tyre, një shpirt i cili nëse nuk gaboj, i përket kohës së murgjëve të Mesjetës. Si do ta gjejnë ata mënyrën më të mirë për të prodhuar shpirtin e tyre të famshëm, nëse nuk do të kërkonin për avantazhin më të mirë të marrë nga drithërat e prodhuara në rajonin e tyre? Ekzistonte gjithashtu një mbështetje e madhe intelektuale e bërë nga këta njerëz, të cilët të parët provuan bimë dhe drithëra të tilla lokale dhe imagjinuan një produkt final - këta shpirtra madhështorë që ata prodhuan. Në të vërtetë, procesi për të arritur atë ideal është fryt i përpjekjes së qindra brezave. Dhe në fund të këtij procesi, shohim se disa nga tiparet e psikologjisë skoceze apo angleze janë në kohë të reflektuara në xhinin apo skocin e tyre. Ato nuk do të ishin prodhuar kurrë nëse do të ishin pjesë e një ekonomie globale. Kush nuk e shikon se një skocez apo një anglez nuk kanë lidhje fare me vodkën që ata importojnë dhe pijnë? Çfarë difekti e bën njeriun të largohet nga ambienti dhe të mirat rajonale dhe të hidhet në një kozmopolitizëm anonim? Është lakmi për të mirat e tjetrit, që ai vetë nuk ka. Megjithatë, virtyti i përmbajtjes e çon një njeri të jetë i kënaqur me atë çfarë ka në tokën dhe rajonin e tij. Ky virtyt i njëjtë krijon një atmosferë kulturore, që e ndihmon atë të zhvillojë sa më mirë inteligjencën dhe psikologjinë e tij. Pa përmbajtje, është pothuajse e pamundur që ai të evitojë të bjerë në mentalitetin e ngrirë të ekonomisë tonë moderne, nga e cila jeton dhe përkeqëson difektet e kapitalizmit të egër. Ekonomia e mbyllur nuk është thjesht një fantazi apo ëndërr. Me më pak dëshirë për zhvillim horizontal dhe më shumë dëshirë për zhvillim vertikal, a nuk do të kishim evituar gjithë këtë shqetësim modern dhe të kishim arritur një stabilitet më të madh? Dashuria për perfeksion është në bazën e rritjes organike. Një tjetër themel i punës dhe i ekonomisë në një shoqëri organike, ka një dashuri metafizike për perfeksionin. Një punëtor duhet të ketë një farë ideje proporcionale për përfitimin, me qëllim krijimin e një jetese për veten dhe familjen, por dëshira e tij e madhe ishte të kishte një punë perfekte. Çdo njeri në profesionin e tij ka për qëllim të arrijë rezultate perfekte. Ideali i një farkëtari në krijimin e shpatës perfekte, ishte të krijonte një vepër të shkëlqyer arti po aq sa edhe një armë të fortë, rezistente ndaj çdo goditjeje. Këpucari ka për qëllim të bëjë një palë çizme perfekte - të krijuara mirë dhe të dizenjuara mirë - për klientin e tij fisnik. Dhe derisa të arrijë qëllimin e tij për perfeksion, nuk do të pushojë. Në thellësi të kërkesës për perfeksion ekzistonte përkthimi metafizik i dashurisë së Zotit. Pa këtë shenjë të kërkesës për perfeksion, nuk mund të imagjinojmë një shoqëri organike. Me të, është më e thjeshtë t'i rezistosh tundimit për tregun ndërkombëtar dhe më e lehtë të ndërtojmë diçka të ndryshme dhe shumë më të mirë. Pa të, është pothuajse e pamundur të mos biem në gjendjen e egër dhe frenetike në të cilën jetojmë sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rindërtimi i një Ekonomie të Saktë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
glf-i  :: Ekonomi-
Kërce tek: