glf-i
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

glf-i

guximtar likfidus fuqija inkuadruse
 
ForumNdahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani I_icon_mini_portalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EgZ0nYy...



Numri i postimeve : 84
Join date : 10/10/2009
Age : 25
Location : batllav

Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani Empty
MesazhTitulli: Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani   Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani I_icon_minitimeTue Oct 20, 2009 2:35 pm

Pas një sëmundjeje të rendë, në orët e para të ditës 19 tetor, ndërroi jetë në Tiranë shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti i mirënjohur Dhimitër Xhuvani. ...

Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë kulturën dhe letërsinë kombëtare dhe për ata mijëra lexues e shikues që kanë ndjekur me interes e vëmendje veprat e krijuara prej Dhimitër Xhuvanit gjatë gjithë jetës së tij.
Dhimitër Xhuvani u lind më 23 maj 1934 në Pogradec, në një familje intelektuale. Pas mbarimit të shkollës së mesme për mjekësi ka punuar për disa vjet me radhë në zonën e Librazhdit. Më pas studioi në Moskë për letërsi.
Pas kthimit në atdhe, punoi në shtypin letrar pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Pas botimit të romanit “Tuneli” u dënua nga regjimi i kohës dhe u detyrua të punojë si punëtor në kantiere të ndryshme ndërtimi. Me shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij.

Korpusit të tij krijues i përkasin një numër i madh tregimesh, novela, romane, drama, skenarë filmash artistik etj. Veprat e tij të para “Kambana e fundit”, ”Midis dy netëve”, ”Tuneli” etj., dëshmojnë për një shkrimtar që u vu në radhët e para të asaj plejade shkrimtarësh shqiptarë, të cilët bënë përpjekje të shumta për të zhvilluar dhe emancipuar këtë letërsi, për ta zhvilluar atë më tej.
Xhuvani deri në fund të jetës së tij i mbeti besnik kësaj prirjeje dhe iu përkushtua me devocion dhe me të gjithë energjitë përparimit të saj.

Një kontribut të ndjeshëm ka dhënë Dhimitër Xhuvani edhe në fushën e dramaturgjisë dhe të kinematografisë kombëtare. Skenarët e shumtë dhe mjaft të njohur e radhisin atë ndër emrat më të përmendur të shkrimtarëve që ndihmuan për zhvillimin e kinematografisë shqiptare. Një nga skenarët më të njohur të tij, ”I dashur armik”, të cilin e realizoi në bashkëpunim të ngushtë me të birin, Gjergj Xhuvani, është pritur mjaft mirë edhe në festivale e aktivitete prestigjioze ndërkombëtare.

Xhuvani kaloi një jetë të cilën ia kushtoi me devocion letërsisë, dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare. Emri i tij do të kujtohet dhe do të nderohet gjatë, si një nga emrat me kontribut të shquar në kulturën kombëtare.


Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllime familjes së shkrimtarit Dhimitër Xhuvani

Kryeministri Sali Berisha i shprehu ngushëllime familjes së shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, i cili u nda nga jeta paraditen e së hënës, ndërsa e cilësoi si një ndër krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe, i admiruar po ashtu për mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë e tij.

“Letrat shqiptare, humbin një prej princërve të tyre më të shquar, një nga krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe. Bota intelektuale humbet intelektualin e madh. Dhimitër Xhuvani është një personalitet i rrallë në botën e letrave dhe të mendimit shqiptar, i cili sintetizoi, ndoshta më mirë se kushdo tjetër, krijuesin e shquar e të talentuar me qytetarin me integritet të lartë moral dhe njerëzor", tha Kryeministri Berisha.

Më tej duke shprehur admirimin për romanet e Dhimitër Xhuvanit, Berisha u shpreh se "ata që e kanë njohur nga afër, e kanë admiruar po kaq për njerëzinë, mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë që ai rrezatonte. Ai lë një emër të madh, lë një boshllëk të madh”, thuhet mes të tjerash në ngushëllimin e kryeministrit Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
glf-i  :: Kultur-
Kërce tek: