glf-i
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

glf-i

guximtar likfidus fuqija inkuadruse
 
ForumU promovua libri "Ana Femërore  luftes I_icon_mini_portalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 U promovua libri "Ana Femërore luftes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EgZ0nYy...



Numri i postimeve : 84
Join date : 10/10/2009
Age : 25
Location : batllav

U promovua libri "Ana Femërore  luftes Empty
MesazhTitulli: U promovua libri "Ana Femërore luftes   U promovua libri "Ana Femërore  luftes I_icon_minitimeTue Oct 20, 2009 2:40 pm

Organizata Suedeze "Kvinna till Kvinna" në bashkëpunim me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës promovuan sot (e hënë) librin "Ana Femërore e Luftës", në të cilin janë përfshirë 120 tregime të grave nga Kosova, Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Kroacia....

Libri “Ana femërore e luftës” është botim i organizatës “Gratë në të Zeza” dhe përmban tregimet e grave dhe përvojën e tyre gjate luftës.

“Përmes këtij libri duam t’i tregojmë botës, se nuk ishim ne ato të cilat vendosem për luftë, por jemi ne ato që e vuajtëm atë”, tha veprimtarja për të drejtat e njeriut për Kosovë, Sevdije Ahmeti.

“Libri është një dëshmi e vajit të gruas përtej kufijve, të qenies me arsye dhe të asaj të shkatërruar fizikisht e psiqikisht. Është një amanet se lufta nuk është zgjidhje, se kasapit, po s’ju pre koka me kohë e keqja do të marrë dhenë.

Zorica Tripunoviq, redaktore e librit, tha se nuk ishte e lehtë përfshirja gjeografike, por shfaqi mendimin se ky libër ka një domethënie universale.

“Numri i civilëve në luftë është rritur shumë në shekullin XX, ku mbi 90 % e përbejnë civilët. Në mesin e të vrarëve civil, janë gra fëmijë të moshuar. Ka edhe meshkuj, por ata janë në numër më të vogël. Në viktimat civile numri më i madh është i grave, të cilat nuk janë përfshirë askund, nuk flet askush për to, nuk dihet se si gratë kanë kaluar këto vuajtje dhe tortura gjatë luftës, por që ne tani i kemi përfshirë në këtë libër”, tha redaktorja e librit, Todoroviq.

Libri “Ana femërore e luftës” përfshinë 120 rrëfime të grave, ndërkohë që aktivistet thonë se ky libër ka katër vëllime dhe kjo është vetëm pjesa e parë. Ato iu bëjnë thirrje grave që të vazhdojnë me grumbullimin e rrëfimeve të tjera.
Në promovimin e këtij libri kishte pjesëmarrëse dhe aktiviste edhe nga Izraeli e Palestina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
U promovua libri "Ana Femërore luftes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
glf-i  :: Kultur-
Kërce tek: