glf-i
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

glf-i

guximtar likfidus fuqija inkuadruse
 
ForumFeja dhe Kleri I_icon_mini_portalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Feja dhe Kleri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EgZ0nYy...




Numri i postimeve : 84
Join date : 10/10/2009
Age : 29
Location : batllav

Feja dhe Kleri Empty
MesazhTitulli: Feja dhe Kleri   Feja dhe Kleri I_icon_minitimeTue Oct 20, 2009 10:35 pm

. Nje katundare ju lut famulltarit qe ti kendonte minjve te saj, sepse po e cmendnin dhe spo i linin gje pa i gerryer.Prifti vajti ne shtepine e katundares, lexoi ne bibel disa fjale, sperkati me uje te bekuar kater qoshet e shtepise dhe mori paret. Ne te dale i foli gruas: - Shiko moj grua! Une punen teme e kreva: minjte i mallkova, uje te bekuar hodha sa pati shishja brenda. Tani, sipas meje, gji edhe nje mace se e ndihmon mallkimin tim



2. Nje udhetar nje here kishte rene ne nje grope dhe filloi te bertiste e te kerkonte ndihme.Nje hoxh qe kalonte aty prane u ndal dhe e pyeti fatkeqin: - Qekur je ketu brenda, mor malukat? - Aman, hoxhe efendi, nem pak doren te dal! - iu lut tjetri. - Sta jap, jo!

- Nem doren, efendi, ndihmome pak te dal!

Por hoxha as qe donte tja dinte nga ajo ane. Dhe ai i gropes, pasi u mendua pak, tha:- Na doren, hoxhe efendi, na! Me te degjuar "na" hoxha, zgjati doren e vet dhe e nxori nga gropa fatkeqin.Ky ju kthye hoxhes:- E mora vesh efendi, zotrote qenke mesuar gjithmone me te marre.





3. Thote prifti:- O hoxhe, si te vajti sivjet?- Bereqares! - thote hoxha. -Dyzet varrosa. Po per ty o prift?- Si ky vit mos ardhte mos ardhte kurre! Vetem tre varrosa !



4.Ishte nje prift kishte nje coban. Po cobani hiqte shume se si jipte prifti te hante.Si e pa keshtu, hodhi trasten ne krahe cobani e u nis per kismet. Udhes pa ca fshatare qe rrihnin nje qen.- Ckeni qe e rrihni ate qen? - i pyeti. - Na beri shume dëme e duam ta vrasim, te ngordhe! - Mos hyni ne gjynah - u thote ky - po dergojeni atje te prifti te ngordhe vete.



5.Ishte nje prift fukara. i thote dhespotit:- Hiresi - I thote - come ne nje kishe me te madhe, se sme del haka ketu, ka pak shtepi kjo kishe.E çoi ne nje kishe te madhe dhespoti.- Prape sme del - i thote ky - çome ne nje me te madhe.E çoi dhespoti ne nje kishe te madhe qe kishte 600-700 shtepi aty.Nje dite kalon dhespoti andej nga prifti. i thote: - E, a te del haka tani? - Jo dhe aq hiresi, prape i varfer jam - thote prifti. - Me ato mend që ke ti - I thote dhespoti - fukara do te mbetesh gjithmone. - Pse hiresi, çfare te bej? - Po rripi, o lumzi, rripi



6.Ishte nje prift, i thote xhakonit:- Shko vidh nje dash, merr edhe kalin me vete.Shkoi xhakoni ne vath ku ishin deshtë. Pasi e mori dashin, iu vune cobenjte mbrapa, ky , prej frikes, u rrexua nga kali dhe ne vend qe te merrte dashin, humbi dhe kalin. Shkoi tek prifti i cili ishte duke dhene meshe. Hyn edhe xhakoni ne kishe, ulet ne gjunje tek altari. Prifti, duke thene "Zoti qofte me ju", e pyet: - A e ke marr ate qe ben bebebe?Ky u pergjigj: - Ne vend qe te marr bebebenë, lashe edhe hihihinë! - Cfare po thua, qofsh mallkuar! - Qofsh mallkuar ti qe mi ke mesuar!



7. Nje hoxhe kishte ngrene aq shume, saqe u semur keq. Vajten moren shpejt doktorin. Doktori e pa si qe fryre dhe i tha: - Hape pak goje te te hedh nje luge ilac. - Po te kisha vend bosh une - ju pergjegj hoxha - i hidhja barkut nje luge kabuni (oriz me sheqer).



8. Nje katundar beri si beri, dergoi djalin per te mesuar. Ndenji ky 2-3 vjet dhe me pas erdhi ne shtepi. Keta e priten me gezim te madh. Nje dite erdhen katundaret per te pyetur djalin se cfare kishte mesuar. Djali u tregonte shume, po katundareve nuk ju mbushej mendja dhe i thane te atit:-Nuk therret priftin qe te pyese per djalin? -Mire qe me kujtuat, o shoke, neser do ta therras; te vini dhe ju. Te nesermen erdhi prifti dhe katundaret. Prifti hiqej si i ditur dhe zuri ta pyese:- CI thone kesaj? - duke treguar macen. - "mace" - tha djali. - Jo- i tha prifti - kesaj i thone "grindje". Nuk grinden macet? Po ketij cfare i thone- duke treguar zjarrin.- "zjarr" - tha djali. - Jo - tha prifti - ketij i thone "gezim". Nuk gezon njeriu kur rri afer zjarrit. Katundaret shikonin priftin ne sy. - Po kjo cfare eshte? - i defton shtepine. - "Shtepi" - i tha. - Jo, kesaj i thone "shplodhje". Nuk shplodhet njeriu ne shtepi? - Po kesaj ci thone - i tregon shishen me uje. - "uje"- i tha djali. - Jo - tha prifti, - i thone "liresi". Ka gje me te lire se uji? - Po ketyre cfare u thone? - duke treguar Fronat. - "Frona" - tha djali. - Jo ketyre I thone "kollokumbe" - i tha prifti. - Degjo - I tha prifti babait te djalit - djali ste paska mesuar gjekafshe! - E shof - tha katundari. Djali po mendohej, si tja punonte priftit. Pra , zuri macen e priftit, I lidhi nje ure prj zjarri ne bishtin dhe e leshoi ne shtepine e priftit. Macja, duke djegur, u fut neper qoshet e shtepise dhe vuri ne te kater anet zjarr. Djali vajti ne kishe, ku ishte prifti, dhe i tha: - Prift, prift, gindja i vuri gezimin shplodhjes dhe ne mos dergosh liresine, humbi shplodhja me kollokumbet! Po prifti i kishte harruar keto fjale: - Nuk e di se cfare po thua! - Ti vete I ke thene keto fjale perpara katundareve. E pra, shko shpejt, se tu dogj shtepia. Keshtu u kuptua padituria e priftit.



9. Nje hoxhe i vidhnin kopshtin pernate, mirepo ai kishte frike te shkonte ta ruante. I thote nje dite gruaja: - Po me grate je trim ti! Po te ishe burre ti, nuk do lije te na vidhnin kopshtin, - Mua moj, te me vjedhin kopshtin! Bjere ketu patllaken. Gllap! Patllaken efendiu, e rras ne brez dhe niset. Nate e erret shume. Sic ecte hoxha rreze gardhit , bum! Nje dru ne kerbishtat. Efendiu u shtri pertoke dhe filloi te lutej: - Aman mos me vrit, se skam dale per ty!Ndenji ashtu shtrire deri ne mengjes. Ne mengjes vjen gruaja. - Aman - i thote efendiu - i thuaj te mos me vrase se su nisa per të! - Ngrehu, mor te hengert mortja, se ke shkelur shaten(si pune kazme)! (kujtoni tomi e jerry)

10.Nje prift u thoshte femijeve: - Mos harroni cthote ungjilli: "Eshte me mire te japesh se te marresh". - Tamam ashtu thote dhe im ate - hidhet nje nga femijet. - Babai yt paska shpirt te mire. Cfare profesioni ka? - Eshte boksier.







11.Nje prift kishte mjeker te gjate. Nje here njëri e pyeti: - Urate se ste kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjeker naten kur fle, nen jorgan apo mbi jorgan? Prifti mblodhi supet, se se kishte vene re kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pyetje dhe zuri te shqetesohej, se, kur e fuste nen jorgan, sikur sbente rehat, e nxirrte mbi jorgan, si dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur: - Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!



12.Nje fis kishte bere shtepi te re dhe si e kane bere zakon keto kohet e fundit, deshin qe ti varnin nje patkua kali tek dera, po para se ta benin kete pune, menduan qe te shkonin njehere tek hoxha dhe te pyesnin shkonte a sshkonte ky muabet. - Cfare, more? Doni te varni nje patkua tek dera e shtepise? E pse? - i pyeti hoxha. - Po thone se te ec mire kur var nje patkua ne dere, o hoxhe. - Sa budallenj qe jeni! - vazhdoi hoxha, - kali ka kater cope si ato dhe ha dajak perdite, kurse juve do tju ece mbare me nje.

Keto u perkthuen nga EDI PIQONI nga gegerishtja dhe anglishtja.

N.q.s keni ndonje pyetje ose ndonje barcalete te bukur kontaktoni ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feja dhe Kleri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
glf-i  :: Barcoleta-
Kërce tek: