Golfi i gjeneratës së gjashtë thjesht ende nuk është “ftohur” në treg, e nga prodhuesi Volkswagen kanë filluar të arrijnë paralajmërimet për trashëguesin e tij.
Golfi i ri është paraqitur para afërsisht një viti, mirëpo gjermanët po punojnë pareshtur në trashëguesin e tij, dhe këtë, siç kemi shkruar edhe ne, na e kanë zbuluar para disa ditësh – pa hiri. Në video materialin promovues të konceptit të tyre ekologjik L1 në prapavijë janë parë disa dizajnues duke punuar në formësimin e konceptit, siç duket, gjeneratës së re të Golfit.
Volkswagen ka reaguar dhe nga faqet e saja ka larguar segmentin e përmendur të videos, mirëpo portali automobilistik britanik “AutoExpress” ka arritur të na e përgatis pamjen se si në fund automjeti do të duhej të dukej.