Kompania Sony në panairin japonez “CEATEC” ka paraqitur një prej ekraneve më të avancuara të ditëve të sotme të dedikuar për profesionistë. Shenja dalluese e ekranit është SRM-L560, e veç diagonales prej 56-inçësh sjell edhe rezolucion prej 3.840 x 2.160 piksela.
Këndi i shikimit është 176 shkallë nga të gjitha anët, derisa sensori RGB i prapavijës në kombinim me sensorin të brendshëm termal zbulon dhe kompenson ndriçimin uniform të tij.
Gjithashtu, pamja mund të ndahet në katër pjesë, secila me rezolucion prej
1.080 piksela. Në të mund të gjenden Ethernet, USB, DVI, HDMI e VGA, derisa në ofertë janë adaptorët për formatet profesionale si HD-SDI e SD-SDI.
Në shitje fillimisht do të gjendet pikërisht në tregun japonez më 1 nëntor me çmim të përllogaritur prej 7.700 dollarësh.