Dido thotë se albumi i saj i katërt do të ketë një ndikim të madh ‘elektronik’.
Kantautorja britanike dëshiron ta rikthejë stilin muzikor nga vitet e hershme të karrierës, së bashku me grupin e vëllait të saj Rollo Armstrong, “Faithless”.
“Muajt e fundit i kam kaluar kryesisht në shtëpi duke shkruar dhe duke incizuar vetë, në kuzhinë- vendi ku e kryej pjesën më të madhe të punës”.
“Vërtet po kënaqem me atë çfarë kam bërë deri më tani. Kam përkëdhelur sërish rrënjët e mia elektronike, që është më e kënaqshme se kurrë më parë, pas gjithë kësaj që kam mësuar vitet e fundit”, ka shpjeguar Dido.