Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO e ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.
Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.
Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO. /Telegrafi/