Rok grupi "Radiohead" i ka siguruar fansat e vet se grupi nuk po shpërbëhet, porse së shpejti do të hyjë në studio për albumin e radhës.
Frontmeni i grupit, Thom Yorke, ka formuar një grup tjetër me të cilin do të mbajë vetëm disa koncerte në Los Angeles, mirëpo kitaristi Ed O'Brien thotë se “Radiohead” do të ekzistojë dhe se anëtarët e grupit tashmë janë duke punuar për albumin e radhës.
“Jemi keqinterpretuar. Do të realizojmë një album... në dimër do të hymë në studio”, ka thënë O'Brien për revistën e rokut NME